Riciklimi

Ju mund të përdorni lidhjet në vijim për të lundruar në këtë faqe.

Çfarë është riciklimi?

Riciklimi është proces që kthen prodhimet të janë përdorur, në prodhime të reja. Një shembull i kësaj është letra që shndërrohet në abazhur apo korniza pikturash.

Duke ricikluar ju jepni kontributin tuaj për të zvogëluar dëmtimin e burimeve natyrore si drunjte dhe naftës.

|kthehu në krye

Përse riciklimi është i rëndësishëm

Këtë vit rezidentët e Haringejit kanë prodhuar 98,000 tonelata të mbeturinave shtëpiake. Problemi po rëndohet pasi që ne po blejmë më shumë të mira të paketuara dhe të hedhshme. Për momentin, shumica e mbeturinave të Haringejit hiqet qafe duke e varrosur në tokë apo duke e djegur. Të dyja këto metoda kanë ndikim në ambientin tonë.

Si të riciklohet në Haringej

Në Haringej, ne kemi shërbime për t’ju ndihmuar të ricikloni hedhurinat tuaja shtëpiake që përfshijnë:

Mbledhjet nga shtëpia juaj

80,000 rezidentëve ju është dhënë kuti e gjelbër riciklimi nga Këshilli i Haringejit. Kjo ju ndihmon që të ricikloni të mirat nga shtëpia juaj. Përdorni Lidhjen Përkatëse në të djathtë të faqes për qëparë se kur bëhen mbledhjet tuaja.

Nëse jetoni në një bllok banesash, ju mund tymos keni shërbim të kutisë së gjelbër por ju akoma mund të ricikloni. Këshilli i Haringejit ka siguruar kontejnerë riciklimi ku ju mund të ricikloni disa nga hedhurinat tuaja.

|kthehu në krye

Kontejnerët e riciklimit

Këto janë kontejnerët tuaj lokalë për materiale si xham, letër dhe kanaçe. Ju mund t’i gjeni ato në vende si te parkimi në supermarketin tuaj lokal, në pronat e këshillit, dhe në rrugët përgjatë rrethit. Përdorni lidhjet në të majtë të faqes për qëparë se ku është kontejneri më i afërt i riciklimit nga ju dhe çfarë mund të ricikloni atje.

Qendra e Ripërdorimit dhe Riciklimit

Haringeji ka Qendrën e Ripërdorimit dhe Riciklimit ku ju mund të sillni gjërat që nuk i doni më. Kjo përfshin çfarëdo hedhurine shtëpiake që nuk mund të ripërdoret apo riciklohet. Përdorni Lidhjen Përkatëse në të djathtë të faqes për të parë ku është dhe çfarë pranohet atje.

|kthehu në krye

Plehërimi

Ju lutem përdorni lidhjet në të majtë për të parë më shumë mbi plehërimin në Haringej.

|kthehu në krye

Çfarë të riciklohet?

Gjithnjë e më shumë gjëra të përditshme mund të riciklohen tani, dhe shërbimet tuaja lokale po përmirësohen që ta bëjnë më të lehtë këtë për ju.

Materialet që mblidhen në Haringej përfshijnë xhamin, gazetat, letrat kot, revistat, kanaçet, fletët e aluminit, rroba dhe këpucë. Ne gjithashtu mbledhim hedhurinat e kopshteve, mbeturinat ushqimore, shishet plastike dhe kartonë nga gjithnjë e më shumë shtëpi.

Haringeji gjithashtu riciklon një diapazon më të gjerë të materialeve si pajisjet elektrike, teknikë shtëpiake, akumulatorë, vaj motori, dru të papërpunuar, telefona celularë dhe kuti boje printerësh. Ju mund t’i sillni këto gjëra tek qendra e Ripërdorimit dhe Riciklimit.

|kthehu në krye

Iniciativa tjera të riciklimit në Haringej

Projektet e Komunitetit RiStaurimi (ReStore)

Këshilli punon me ReStore Community Projects, një shoqatë bamirëse e bazuar në Tottenham Hale.

ReStore do të vijë dhe të mbledhë orendi dhe gjëra kuzhine të ripërdorshme dhe të padëshirueshme si furnela dhe frigoriferë.

Pastaj ato ju jepen tek njerëzit më parë të pastrehë apo njerëzve tjerë në nevojë. Tërë teknika e bardhë testohet dhe garantohet. Klientët kërkohet që të japin një kontribut të vogël ndaj çmimit të çfarëdo gjësendi.

Të dhënat kontaktuese:

Location: Unit 18 Ashley Road, London, N17 9LJ

Tel: 020 8493 0900
Faks: 020 8493 0109
Email: info@restorecommunityprojects.org

Web: www.restorecommunityprojects.org (Përdor lidhjen nën ‘Lidhje të Jashtme të Dobishme’)

Më shumë mbi riciklimin në Haringej

Për të marrë më shumë informata mbi riciklimin në Haringej, ju lutem kontaktoni Haringey Accord në 020 8885 7700 ose me email: callcentre@haringeyaccord.com

|kthehu në krye
Skedarët e Bashkangjitur
FilenameFiletypeSize
recycling strategy for haringey 2006-2020.pdf Adobe PDF DocumentPDF192K
Dokumentet në PDF (Formati i Dokumenteve Portative) kërkojnë të keni Adobe Acrobat lexues. Ju lutem klikoni në ikonën majtas për ta shkarkuar.

Lidhjet që vijojnë nuk janë pjesë e faqes së internetit të Këshillit të Haringejit.

Ju lutem lexoni paralajmërimin ligjor tonin para se të përdorni këto lidhje.

|
Your feedback on this webpage

Was this information useful?



If you want to give comments on the service itself please visit our Contact page.


 

Page Last Updated: 25 January 2010

This page belongs to the following categories :
- Environment > Rubbish, waste and recycling

 
|
Better Haringey Green Recycling Bin

Did you know?

We clear 95% of dumped rubbish within 24 hours of it being reported