Translation and Interpreting Services
Komuna e Haringey-it mendon se të gjithë anëtarët e komunitetit kan të drejta të barabarta për pranimin e shërbimeve dhe informatave mbi Komunën.
Për këtë arsye ne japim shërbime të përkthimeve, përkthyesve dhe të komunikimit nëse duhen për:
- njerëzit që nuk flasin Anglisht
- njerëzit që nuk shofin apo kanë vështërsi vizuele
- njerëzit që janë të shurdhër apo kanë vështërsi të dëgjimit.
Ne japim shërbimet që vijojnë:
- përkthime, duke përfshirë edhe përkthimin me gjuhën e shenjave
- përkthime gjuhësore
- dokumenta në Braille, shkronja të mëdha apo audio-shirita.
Shërbimet tona janë profesionale, konfidentale dhe të ndjeshme ndaj nevojave të individit. Përkthyesit tonë me përvojë reflektojnë llollojshmërinë e kulturave të banërëve tanë.
Si mund të përdori unë përkthyes?
Nëse e vizitoni zyren e Komunës apo keni takim me oficerin e Komunës, ju mund të kërkoni përkthyes. Ne do të rregullojmë që përkthyesi të ju asistojë, qoftë pesronalisht apo nëpërmes të telefonit. Nëse përkthyesi nuk është i lirë ne do të aranzhojmë që të vijë një ditë tjetër. Ju nuk duhet të paguani për përkthyes.
Si mund të aranzhoj përkthimin?
Ju mund të kërkoni nga oficeri i Komunës i cili është duke punar në kërkesën e juaj që të aranzhoj përkthimin e letrave të Komunës apo të dokumentave tjerë të Komunës. Ju nuk duhet të paguani për këtë.
Si mund të aranzhoj për informtat në Braille, shkronja të mëdha apo shirita audio?
Ju mund të kërkoni nga oficeri i Komunës që është duke punuar me kërkesën e juaj për të aranzhuar që letrat e Komunës si dhe dokumentat tjerë të Komunës të ju jipen në Braille, shkronja të mëdha apo audio-shirita. Ju nuk duhet të paguani për këtë.
| Filename | Filetype | Size |
|---|---|---|
| Translation and Interpreting External User Guide.pdf | 187K | |
| Dokumentet në PDF (Formati i Dokumenteve Portative) kërkojnë të keni Adobe Acrobat lexues. Ju lutem klikoni në ikonën majtas për ta shkarkuar. | ||
Page Last Updated: 8 March 2010
This page belongs to the following categories :
- Community and living > Interpreters' services








Bookmark with: (What are social bookmarks?)